Rritja e numrit të vaksinimeve ka sjellë edhe një rritje të lehtë edhe të rasteve të reja me Covid-19. Ministria e Shëndetësisë raporti se 3008 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 148 qytetarë.

Harta e përhapjes së virusit edhe për këtë të martë është e shtrirë thuajse në gjithë vendin, ndërsa Tirana mban sërish vendin e parë me 44 raste të reja dhe pas saj vijnë Shkodra me 16, Gjirokastra me 12, Fieri me 8 dhe Pogradeci me 5 raste.

6 qytetarë të tjerë e kanë humbur betejën me Covid-19, duke e çuar në 2,353 numrin total ëe viktimave që nga shfaqja e pandemisë marsin e vitit të shkuar në vendin tonë.

Situata në spitale vijon të përmirësohet, pasi edhe në këtë 24 orësh ka pasur rënie të numrit të pacientëve që kanë nevojë për trajtim të specializuar mjekësor. Aktualisht në spitalet Covid në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 165 pacientë, 11 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar.

Pavarësisht përmirësimit të situatës pandemike, Ministria e Shëndetësisë i bën thirrje qytetarëve që të mos neglizhojnë masat anti-Covid.

Tv Klan