Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me kreun e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimin.

Kim bën me dije se fokus i këtij takimi ishte Reforma në Drejtësi. Gjithashtu shprehet se detyra e Kushtetueses është të garantojë pavarësinë, përgjegjësinë dhe disiplinën e prokurorëve, ndërsa shton se duhet t’i rezistojë presionit dhe të bëjë drejtësi.

“Ky është një moment i rëndësishëm për Reformën në Drejtësi – e cila ka përparuar mjaftueshëm për të trembur kundërshtarët por jo aq mjaftueshëm sa për të kënaqur njerëzit. Institucionet e reja gjyqësore si Këshilli i Lartë i Prokurorisë – ku SHBA e të tjerë kanë investuar shumë – duhet të dalin nga modelet e vjetra. Është koha për të treguar guxim”, shkruan Kim në rrjetin social “Twitter”.