Rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme në oborrin e banesës së pabanuar të shtetasit Arben Pëllumbit ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale

Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa shtetas të dyshuar për këtë ngjarje që dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e disa konflikteve të ndodhura më parë.

Kjo është hera e tretë që Pëllumbit i vendosin eksploziv në banesë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.