Qëllohet me armë drejt njërës prej zyrave elektorale të Partisë Demokratike në lagjen nr.15, në qytetin e Kavajës.

Si pasojë e të shtënave, një person ka mbetur i plagosur shtetasi i identifikuar si Bledar Okshtuni.

Ndërsa është shpallur në kërkim si autor i ngjarjes, Ndriçim Jonuzi.

Personi i shpallur në kërkim mban edhe emrin Ndriçim Tahiri, me precedent kriminal në fushën e krimit kundër jetës ne nje vend të BE-së.

Burime nga spitali i qytetit bëjnë me dije se, i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet gjithashtu se, ka ndodhur një përplasje mes simpatizantëve të kaheve të ndryshme. ndërsa agresorët, që kanë qenë 3 persona, kanë zbritur nga një automjet me xhama të zinj.

Në vendngjarje ka shkuar edhe kandidatja për deputete e PD-së, Grida Duma, ndërsa është nisur nga Tirana edhe kryedemokrati Lulzim Basha.