Ministri i Diasporës, Pandeli Majko dhe kandidat për deputet në Tiranë ka thënë se PD dhe LSI sëbashku vijnë në pushtet ajo që shqiptarët do të shohin do të jenë ‘dy Shqipëri të ndara”

I pyetur në “Breaking” në Top News se si e shikon ai vetë bashkëpunimin PS-LSI, Majo u shpreh se ata janë në konkurrencë me njeri-tjetrin. Ai i uroi fat PD-së që në rast se fitonte zgjedhjet të ketë një marrëdhënie të konsoliduar me LSI-në.

Majko: Ne jemi një javë para zgjedhjeve dhe vetëm dje kishte dalë diku me kryetaren e LSI-së. Ishte hera e parë dhe kjo ndodhi në javën e fundit. E tillë do të jetë edhe mënyra se si ato do të qeverisin po erdhën në pushtet. Ajo që do të vijë do të jenë diskutimi i dy Shqipërive të ndara.

Ata janë në konkurrim me njeri-tjetrin dhe demokratët e dinë mirë se çdo të thotë të qevrisësh me LSI-në se e kanë provuar. LSI nuk është një parti e lehtë me të cilën mund të qeverisësh. Nëse fitojnë është për t’i uruar fat dhe kenë një marrëdhënie të konsoliduar.