Presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar një tjetër konferencë të jashtëzakonshme për mediat në orën 17:15. Kjo është dalja e dytë e tij brenda pak orësh, ku sipas tij do të publikojë fakte tronditëse.

Meta përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka ftuar të gjithë sipërmarrësit që ta ndjekin pasi do të denoncohen me fakte se si patronazhistët e “Rilindjes survejojnë biznesmenë” dhe kur nuk kanë të njëjtat mendime me ta i mbysin me gjoba.

“I ftoj të gjithë sipërmarrësit shqiptarë të më ndjekin, sot në ora 17:15, në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, për të denoncuar fakte konkrete se si patronazhistët e “Rilindjes” survejojnë biznesmenët dhe kur konstatojnë se kanë mendimin e tyre, mbyten me gjoba të paligjshme me qëllim që t’i nënshtrohen Bandës në pushtet.

I ftoj të gjithë gazetarët e pakapur ta ndjekin me vëmendje këtë konferencë të jashtëzakonshme!

I ftoj të gjithë kandidatët e opozitës në tërësi dhe të LSI-së në veçanti të na ndjekin!

I ftoj SPAK-un dhe të gjithë njerëzit e Drejtësisë të na ndjekin!

E ftoj Avokaten e Popullit, Misionin e Vëzhgimit të OSBE-ODIHR dhe Organizatat e pakapura të Shoqërisë Civile, që merren me zgjedhjet të na ndjekin!

i ftoj të gjithë qytetarët e republikë, të cilët duan të jetojnë të lirë në atdheun tonë të ndjekin live këtë konferencë të jashtëzakonshme”, shkruan Meta.