Kandidatja për Partinë Demokratike, Grida Duma nga Kavaja ka komentuar ngjarjen e ndodhur së fundmi në Kavajë ku si pasojë është plagosur një 27 vjeçar.

Duma në një lidhje direkte për Radarin Informativ në ABC ka bërë me dije se kjo është një ngjarje me motiv politik dhe personat që janë të përfshirë në këtë ngjarje janë një person biznesi që ka lidhje me punonjësit e bashkisë dhe një polic bashkiak.

Duma dënoi ngjarjen e rëndë, ndërsa akuzoi 3 autorët e dyshuar. Mes të tjerash Duma tha se PD nuk do ta lërë me kaq këtë çështje.

“Reflekton frikën nga humbja por kjo nuk është mënyra që duam që të zhvillohen zgjedhjet. Bled Okshtuni është dhe djali i plagosur dhe vjen nga një familje demokrate që ne e njohim, personat që kanë hyrë në zyrat e PD-së dhe e kanë goditur dhe i kanë kërkuar të heqë makinën, Një polic i policisë së Kavajës dhe një Ndriçim Jonuzi se është ky rasti i shumë emrave ka fituar një tender dhe njihet si një person i afërt me punonjës. Ne do të reagojmë fort dhe fillimisht unë jam afër familjes dhe të plagosurit. Kjo është një ngjarje politike, se s’ka mundësi që një biznesmen që fito tendera nga bashkia dhe një polic bashkiak të futet në shtab dhe të bëjë një sjellje të tilla”, ka thënë Duma.