Puçistët e përkëdhelur të çdo pushteti!

Kandidati për deputet i Partisë Socialiste Halit Valteri me anë të një postimi në rrjetin social Facebook është shprehur se shqiptarët prej vitesh vuajnë përditë keqqeverisjen e vazhdueshme ku përmend rastin që po ndodh në aeroportin e Rinasit.

Postimi i plotë

Ushtria mori nën kontroll ndërtesën e Albkontrollit në Aeroportin e vetëm ndërkombëtar të Rinasit në Shqipëri, duke i dhënë fund një puçi të iniciuar nga Meta dhe Berisha.

Ajo që po ndodh në Aeroportin e Rinasit, është qartazi një nga betejat që Ilir Meta dhe Sali Berisha kanë planifikuar në axhendën e tyre të destabilizimit të vendit në prag të zgjedhjeve.
Nëse do i marrësh emër për emër, ata që janë vetshpallur grevist, janë disa persona të punësuar nga LSI dhe Partia Demokratike dhe tani po i përgjigjen thirrjes për luftë atyre që i kanë punësuar.

Kjo nuk është një grevë ekonomike, ku ti duhet të sqarosh sa e kanë ata pagën dhe pse u është ulur për shkak të pandemisë. Ata do ta bënin atë dhe sikur tu ishin rritur pagat. Rinasi është është përzgjedhur nga Ilir Meta dhe Sali Berisha, si një pik kyçe nga ku ata mund të destabilizojn vendin, duke bllokuar trafikun ajëror ndërkombëtar.

Megjithatë, nëse do merrej si shembull Europa, ju kujtoj se vetëm Lufthansa ka nxjerrë 60% të personelit pa punë, Alitalia ka shkarkuar 30% personelit. Në Berlin falimentuan 2 aeroporte Tegel dhe Schönefeld. 100% e kontrrollorve gjerman papunë. Zyrtarisht fluturimet në 2021 janë ulur 50% për shkak të Pandemisë.

Por, kontrollorët e llastuar të të gjitha qeverive janë të pakënaqur, pasi rroga prej 4000 Euro, iu shkoi në 2000 Euro. Prandaj çdo debat mbi pagat e tyre, edhe pse janë shumë të larta për tu pasur zili, është i padobishëm. I vetmi motiv i tyre janë teserat e partisë që mbajnë në xhep dhe jo zarfat e pagave.

Ndërsa, shqiptarët në këtë kohë lufte me virusin e tmerrshëm diskutojnë mbijetesën, kurse këta vrasës të mbetur në tentativë duhet të ndëshkohen nga forca e ligjit. Ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve që këtë ngjarje që po ndodh para syve të tyre ta lexojnë qartë që me 25 Prill këta personazhe që destabilizuan Shqipërinë në 97-ën, dëshirojnë të bëjnë të njëjtën gjë në 2021.