Zelanda e Re do të lejojë australianët të hyjnë në vend  pa pasur nevojë të karantinohen, sipas njoftimit  nga Kryeministrja Jacinda Ardern në një konferencë për shtyp.

Udhëtimet do të rinisin  të dielën, 18 Prill, tha Ardern. Australia ka lejuar që udhëtarët e Zelandës së Re të udhëtojnë pa pasur nevojë të karantinohen dhe Zelanda e Re po ndjek të njëjtin shembull.

“Ky është një hap i rëndësishëm në luftën tonë kundër Covid dhe është diçka që asnjë vend tjetër i botës nuk e ka bërë”.

Kjo është, një hapje e sigurt e udhëtimeve ndërkombëtare ndërsa secili vend vazhdon të ndjekë një strategji të eliminimit  të Covid-19”, tha Ardern gjatë konferencës për shtyp.

Sipas rregullave të reja, pasagjerët nuk do të lejohen të udhëtojnë nëse kanë rezultuar pozitiv 14 ditë më përpara ose nëse kanë  simptoma të ngjashme me gripin.

Kryeministrja e  Zelandës së Re gjithashtu tha se udhëtimi “nuk do të jetë i njëjtë me situatën para-Covid”, duke shpjeguar se fluturimet mund të pezullohen përsëri në rast të një shpërthimi të ri ose udhëtarëve mund t’u kërkohet të kenë një test PCR ose të karantinohen  pas mbërritjes, në varësi të natyrës dhe origjinës së  infeksioneve.