
Gjermania duhet të vendosë masa më të ashpra bllokimi për dy deri në tre javët e ardhshme, tha të martën kryetari i partisë konservatore(CDU).
Armin Laschet tha se qëllimi i masave më të rrepta ishte ulja e incidencës nën 100 raste për 100,000, duke mundësuar testimin e detyrueshëm për të gjithë, gjurmimin e kontakteve dhe rihapjen e ekonomisë.
Pavarësisht muajve të kufizimeve, Gjermania po lufton për të përmbajtur një valë të tretë të rasteve dhe shumë virologë mendojnë se një bllokim i ashpër është i pashmangshëm. Duke pasur parasysh përparimin në fushatën e vaksinimit të Britanisë, Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara, vetëm rreth 12% e popullsisë gjermane kanë marrë vetëm një dozë të vaksinës.