Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu thotë se më 14 shkurt qytetarët votuan për emrin e kandidatit për kryeministër por edhe për emrin e kandidates për presidente.

Ajo shkruan se mesazhi i qytetarëve ka qenë i qartë por ky mesazh e vullnet nuk po përfillet nga opozita.

Ajo thotë nuk kanë çfarë t’i bëjnë atyre që mendojnë që për votën e presidentit, duhet dhënë terminale doganore, poste diplomatike a tendera.

Haxhiu shton se ka qenë e qartë se nuk i kanë pasur 80 vota për presidentin.

Mes tjerash shton se nuk i duan zgjedhjet por mozgjedhja e presidentit e dërgon vendin në zgjedhje.

“Më 14 shkurt, qytetarët kanë votuar edhe për emrin e kandidatit për kryeministër por edhe për emrin e kandidates për presidente. Ne kemi qenë transparent para qytetarëve.

Mesazhi që kanë dhënë qytetarët ishte i qartë. Por ky mesazh e vullnet nuk po përfillet nga opozita. Sërish po injorohet e shkelet. Ne nuk kemi çfarë t’ju bëjmë atyre që mendojnë që për votën e Presidentit, duhet dhënë terminale doganore, poste diplomatike a tendera. Ka qenë e qartë. Ne nuk i kemi pasur 80 vota për Presidentin.

Ata që po thonë se e paskemi provokuar situatën me ligjin sepse votat i keni pasur, janë të njëjtit që thonin se A.Veliu nuk është dashur të shkarkohet se ai veprim e provokoi rrëzimin e Qeverisë anipse dihej që Qeveria s’ka pasur në plan të votohej, po kur u votua ka pasur plan të rrëzohet. Ne nuk i duam zgjedhjet por moszgjedhja e Presidentit e dërgon vendin në zgjedhje prandaj përgjegjësia për këtë i mbetet atyre që e injorojnë vullnetin e qytetarëve dhe e bllokojnë zgjedhjen e Presidentit”,
shkruan Haxhiu.