• Banka Evropiane e Investimeve ofron mbështetjen e saj në sektorë të rëndësishëm të ekonomive të vendeve të Ballkanit Perendimor që aspirojnë të anëtarësohen në Bashkimin Evropian.

Përfaqësuesi i saj për Ballkanin Perendimor, Alessandro Bragonzi thotë se kjo bankë në bashkëpunim me BE-në po punon për të lehtësuar pasojat e pandemisë duke rritur investimet, sidomos tek ndërmarrjet e mesme dhe të vogla që janë shtylla të ekonomive së tyre. Kolegia Rudina Dervishi bisedoi me zoti Bragonzi dhe përgatiti kronikën.

Banka Evropiane e Investimeve, krahu financues i Bashkimit Evropian ka në fokus të investimeve të saj, përparësitë e bllokut për vendet që kërkojnë të anëtarësohen në të.

Shqipëria është padyshim pjesë e planeve të zgjerimit të Bashkimit Evropian. Transporti, diversifikimi i burimeve të energjisë, përmirësimi i efikasitetit të rrjeteve ekzistuese por edhe mbrojtja e mjedisit dhe furnizimi me ujë të pijshëm janë përparësitë tona”.

Ai i sheh masat e mara nga qeveria shqiptare si të përshtatshme, megjithëse ende nuk mund të parashikohet sa do të zgjasë kjo krizë.

Shqipëria dhe vendet e tjera që varen nga turizmi kanë vuajtur shumë si pasojë e mosrealizimit të të ardhurave nga sektori i turizmit por edhe remitancat. Megjithatë, ka një strategji të drejtë për të rigjallëruar ekonominë. Nuk shoh ndonjë tregues që të sugjerojë që kjo nuk do të ndodhë. Megjithatë nuk është e mundur të parashikosh me saktësi se çfarë do të ndodhë me pandeminë. Jemi ende në mes të stuhisë dhe ende nuk kemi dalë prej saj. Pra është e vështirë të bëjmë parashikime dhe të shohim sesi ekonomia do të dalë nga recesioni i vitit të kaluar”.

Së bashku me Bashkimin Evropian, kjo bankë ka rritur financimet e saj duke investuar 1.7 miliardë dollarë nga paketa prej 3 miliardë dollarësh që BE-ja ka vënë në dispozicion për të mbështetur projekte në sektorët e shëndetësisë dhe atë privat duke rritur linjën e kreditit për bankat komerciale.